Team Training

Trajnoni stafin tuaj – përmes programeve praktike dhe të personalizuara, të ndërtuara për të rritur performancën dhe përshtatjen me sfidat e tregut modern.
Write your awesome label here.

Trajnim online i avancuar per stafin tuaj

Trajnoni ekipin tuaj me zgjidhje të zgjuara dhe fleksibile që përshtaten me ritmin e biznesit tuaj. Me DTI, zhvillimi profesional nuk është më një kosto, por një investim strategjik që sjell performancë, efikasitet dhe rritje të qëndrueshme.

Identifikoni nevojat reale të trajnimit

Identifikoni saktë se ku qëndrojnë boshllëqet në njohuritë dhe kompetencat e ekipit tuaj.

Ndërtoni plane trajnimi të personalizuara

Krijoni strategji të përshtatura mësimore që përputhen me objektivat e biznesit tuaj.

Matni progresin dhe përmirësimin

Monitoroni zhvillimin e aftësive në kohë reale dhe merrni vendime të zgjuara për rritjen e performancës.
Write your awesome label here.

Learners

Assignments

Hours

Videos

Ne kthejmë sfidat në zgjidhje përmes trajnimit.

Na sfido me një problem real që po përballet ekipi yt — ne e transformojmë atë në një eksperiencë trajnimi praktike, ku anëtarët e ekipit mësojnë përmes zgjidhjes së sfidave konkrete, duke ndërtuar aftësi reale dhe duke gjeneruar rezultate të matshme për biznesin.
Write your awesome label here.
Realtime Monitoring

Monitoroni Progresin në Kohë Reale

Me DTI, nuk po investoni thjesht në trajnim — po ndërtoni një sistem smart zhvillimi. Platforma jonë ju ofron raportim të detajuar dhe në kohë reale për ecurinë e stafit tuaj, nga pjesëmarrja te përvetësimi i njohurive dhe përmirësimi i aftësive.
Write your awesome label here.
BADGES & cERTIFICATES

Certifikim i Akredituar

Pas çdo moduli të përfunduar, do të përfitoni certifikata dhe kredite digjitale që konfirmojnë aftësitë e stafit tuaj dhe progresin e tyre profesional.
Write your awesome label here.

Our students love us

Sapo përfundova kursin e Marketingut Digjital nga DTI  .Trajnimi ishte i qartë, praktik dhe mbuloi çdo temë të rëndësishme. Instruktorët shpjegonin qartë dhe projektet më ndihmuan të zbatoj menjëherë njohuritë. Rekomandohet për këdo që do të hyjë ose të rritet në këtë fushë!
Klea dervishi
Kursi i Data Analyst nga DTI përmbushi pritshmëritë e mia plotësisht. Programi ishte i strukturuar mirë, përmbajtja shumë e qartë dhe mësuesi angazhues.  E rekomandoj për këdo që dëshiron të nisë ose të avancojë në Data Analyst!
erion kola
Një kurs fantastik nga fillimi deri në fund! I përshtatshëm si për fillestarë ashtu edhe për ata me përvojë në Web Development. Materialet janë të qarta, praktike dhe të organizuara shkëlqyeshëm. Faleminderit DTI për këtë kurs të jashtëzakonshëm!
Jonida Lleshi

Pyetje të Shpeshta (FAQ)

Sa zgjasin trajnimet?

Trajnimet tona zgjasin minimumi 1 muaj. Për pjesën tjetër të kohëzgjatjes, e përcaktojmë së bashku në bazë të nevojave të kompanisë suaj.

A zhvillohen trajnimet vetëm online?

Trajnimet mund të zhvillohen online, në ambientet e kompanisë tuaj ose në hapësirat tona fizike, në varësi të preferencës suaj.

Çfarë kursesh ofroni?

Ofrojmë trajnim profesional në fusha si Digital Marketing, Data Analytics, AI, Business Administration, Graphic Design, Software Development, IT, Cybersecurity, DevOps, Cloud Engineering, Network Engineering dhe shumë të tjera.

A mund të ndërtojmë një program të personalizuar?

Po. Të gjitha programet që ofrojmë për biznese ndërtohen në mënyrë të dedikuar, sipas objektivave dhe sfidave konkrete të kompanisë suaj.

A mund të monitorojmë progresin e ekipit?

Po, përmes platformës sonë digjitale mund të shihni në kohë reale përparimin individual dhe të përgjithshëm të ekipit gjatë gjithë rrugëtimit të trajnimit.

A lëshohet certifikatë në përfundim të trajnimit?

Po, për çdo trajnim lëshohet një certifikatë kompletimi. Në rastet kur trajnimet zgjasin mbi 3 muaj, ofrohet edhe një certifikatë e akredituar nga institucionet shqiptare.

Sa kushton trajnimi?

Çmimi varet nga disa faktorë si numri i pjesëmarrësve, kohëzgjatja dhe profili i programit. Megjithatë, çdo kompani përfiton një plan preferencial me 50% zbritje krahasuar me tarifat tona standarde për individë.

A duhet të nënshkruajmë një kontratë?

Po, çdo bashkëpunim formalizohet me një kontratë partneriteti që përfshin të gjitha kushtet e angazhimit dhe objektivat e trajnimit.

Gati për të filluar?

Vendosni email-in tuaj për të aksesuar platformën. Ekipi ynë do t’ju kontaktojë për një proces onboarding të personalizuar.
Thank you!
Created with