Investo në vetvete

Transformo të Ardhmen Tënde me DTI – i vetmi Institut Profesional i akredituar 100% online. Sjellim për herë të parë në vendin tonë një qasje moderne, interaktive dhe plotësisht digjitale, për t’u dhënë të rinjve shqiptarë mundësinë të ecin me ritmin e kohës dhe të ndërtojnë një karrierë në një nga profesionet e së ardhmes.
Write your awesome label here.

Trajnime Profesionale Online

DTI sjell revolucionin në arsimin profesional në Shqipëri, falë metodologjisë unike TechFlow, integrimit të Inteligjencës Artificiale, dhe një platforme e-learning inovative që ju mundëson të mësoni online, live,kudo dhe kurdo me disa nga profesionistët më të mirë të vendit.

Trajnim Online Fleksibël

Trajnim Online Fleksibël sipas disponibilitetit tuaj.Cdo gjë në një platformë të vetme.

Seanca Mësimore Live

Seanca live çdo ditë me ekspertë nga kompanitë më të njohura vëndase dhe të huaja.

Certifikim i akredituar

Certifikim  dhe kredite të tjera dixhitale të besuara nga Institucionet.
Write your awesome label here.

Our partners

Plan  Mësimor i Personalizuar

 Krijoni një plan të personalizuar mësimor, sipas nivelit e qëllimeve tuaja.
Çdo ditë, ekspertët tanë janë live për të të udhëhequr në këtë rrugëtim.

Intro falas për çdo kurs dhe modul

Ne ofrojmë një kurs hyrës falas për secilin modul, tërsisht praktik. Kjo do të ndihmojë të kuptosh nëse programi është i duhuri për ty.

Pjesëmarrje në sesione live me ekspertët tanë

Regjistrohu në klasat tona live, intensive dhe të përditshme, të udhëhequra nga profesionistë të fushës. Mëso në grupe të vogla, me qasje praktike në laboratorët tanë virtualë.

Ndërto një portofolio real projektesh

Përmes projekteve praktike të shumta, krijo brenda platformës sonë një portofol profesional që pasqyron aftësitë e tua dhe është gati për t’u përdorur si CV ose për t’u ndarë në rrjetet sociale.

Certifikim i akredituar dhe kredite dixhitale

Trego profesionalizmin tënd duke përfituar  certifikim të akredituar e të njohur gjëresisht dhe kredite të tjera digjitale , që mund t’i përdorni lehtësisht në CV tuaj, LinkedIn dhe rrjete te tjera sociale.

Bëhu pjesë e  komunitetit DTI 

Përmes kanaleve tona në Slack dhe rrjeteve të tjera sociale, ju bëheni pjesë e përhershme e një komuniteti të gjerë ku bëjnë pjesë profesorë, ekspertë të ndryshëm dhe studentë, ku keni mundësi të ndani eksperienca, të diskutoni probleme dhe mbi të gjitha të informoheni mbi evente, takime, oferta ekskluzive pune dhe projekte.

Program i integruar punësimi dhe suporti

Një program punësimi i shtrirë në një rrjet me mbi 150 partnerë  në mbarë Europën. Konsulence e vazhdueshme me ekspertët tanë dhe pas përfundimit te kursit. Evente lokale dhe ndërkombetare ku ne prezantojme studentët tanë si DTX Europe, Gitex, Web Summit etj.
Kemi bashkëpunuar me DTI në disa prej projekteve tona në fushat e Design, Digital Marketing, dhe Data Analytics. Cilësia e studentëve të tyre ka qenë vazhdimisht e lartë – duke treguar problem-solving skills, hands-on mindset dhe një qëndrim profesional që i ka tejkaluar pritshmëritë tona.
Jody Marks
Senior product manager

Digital Academy

Duke zgjedhur një nga akademitë tona, përfitoni akses të plotë përgjatë një viti në të gjitha kurset e përgjedhura,duke  përfshirë seancat live me profesorët çdo ditë, laboratorët tanë virtual, certifikim të akredituar dhe programin tonë të  punësimit.

Learners

Assignments

Hours

Videos

Our Free Courses

Challenges

Pranoni sfidën dhe tregoni talentin tuaj me një projekt praktik që pasqyron realisht aftësitë tuaja!
Punimet më të mira do të promovohen në faqen dhe rrjetet tona sociale.
BONUS: 3 projektet më të mira fitojnë kupon zbritjeje 50%-100%  për një nga akademitë tona!
Easy as one, two, three

Choose your plan

Free Plan

$0 /muaj
Online learning and training have become an essential part of our society. LearnWorlds is one of the top platforms to create and sell online courses.
  • Asnje kosto fillestare regjistrimi
  • 20 admins / instructors
  • Bulk student upload

Basic Plan

$59/muaj
Online learning and training have become an essential part of our society. LearnWorlds is one of the top platforms to create and sell online courses.
  • Asnje kosto fillestare regjistrimi
  • Mbi 20 Kurse te regjistruara
  • Certifikate e branduar DTI.

 Premium Live Plan

$99/muaj
Online learning and training have become an essential part of our society. LearnWorlds is one of the top platforms to create and sell online courses.
  • Mbi 300 Projekte praktike
  • No transaction fees
  • 20 admins / instructors

Ndërto portofolin tënd profesional

Ngarko në platformën tonë eksperiencat, projektet, certifikimet dhe aftësitë – sistemi krijon automatikisht një profil web të verifikuar, të branduar me logon e Digital Technology Institute.Përdore profilin për aplikime pune dhe shpërndaje në LinkedIn, Upwork dhe rrjete të tjera profesionale.

Real world projects

Projekte Praktike

Shembujt realë nga puna e përditshme e bëjnë mësimin më të kuptueshëm. Projektet tona bazohen në eksperiencat reale të trajnuesve tanë në kompanitë ku ata punojnë, duke i treguar studentëve si funksionojnë njohuritë në praktikë.
Write your awesome label here.
BADGES & cERTIFICATES

Certifikim i Akredituar

Dëshmo aftësitë e tua me  certifikata dhe kredite digjitale që mund t’i ndash lehtësisht në CV, LinkedIn apo portofolin tënd dixhital.
Write your awesome label here.

Program i Integruar Punësimi

Të orientuar që nga dita e parë drejt formimit profesional të nivelit ndërkombëtar, për të përgatitur studentët të jenë konkurrues në çdo treg pune, brenda dhe jashtë vendit.

Program i plotë mësimor

Plani mësimor  i strukturuar në mënyrë që të mbulojë të gjitha aspektet e një profesioni, duke filluar nga njohuritë bazike deri tek ato më të avancuara.

Partneritete

Bashkëpunime me kompani të njohura lokale dhe ndërkombëtare, të cilat ofrojnë praktika, internship-e apo punësime të menjëhershme pas përfundimit të kursit.

Këshillim karriere

Sesione të personalizuara për ndërtimin e CV-së, përgatitje për intervista, zhvillimin e profilit në LinkedIn dhe ndërtimin e profilit në rrjetet sociale.

Evente Ekskluzive

Pjesëmarrja në panele, hackathon-e, bootcamp-e dhe takime me rekrutues nga sektori privat – për të krijuar kontakte dhe për të hyrë më lehtë në tregun e punës.

Inteligjencë Artificiale e Aplikuar

Inteligjenca artificiale analizon përmbajtjen e kursit në kohë reale, duke sugjeruar përditësime të herëpashershme për të qëndruar në përputhje me zhvillimet dhe teknologjitë më të fundit, duke siguruar një përvojë mësimore më efikase, të personalizuar dhe dinamike.
Write your awesome label here.

Komunitet

Bëhu pjesë e  një komuniteti të gjëre profesionistësh  ku takon ekspertë, profesorë dhe studentë me pasion si ti. Diskuto sfida reale, ndaj përvoja dhe zbulo mundësi unike si evente, projekte dhe oferta pune vetëm për anëtarët.

Networking

Ndërtoni një rrjet kontaktesh, me profesionistë nga e gjithë bota.

Discussion

Diskutoni sfida reale, ndani përvoja dhe përfitoni nga këshillat e të tjerëve në komunitet.

Member-Only Access

Informoheni për evente, projekte dhe oferta pune që janë të rezervuara vetëm për anëtarët e komunitetit.
Write your awesome label here.

Get to know us

The Team

Mëso nga më të mirët në fushën e Teknologjisë. Bëhu pjesë e një rrjeti ekspertësh të certifikuar dhe instruktorësh me përvojë ndërkombëtare, të përkushtuar për të të udhëhequr hap pas hapi në ndërtimin e aftësive që të duhen për një karrierë të suksesshme.

Eros Veizi

IT Engineer

Kristi Ramovi

Software Developer

Armando Mulla

Software Developer

Mario Gjika

Data Analyst

Anxhela Xhaferri

Graphic Design

Sonila Petova

Digital Marketing
DTi for companies

Team Training

Trajnoni stafin tuaj – përmes programeve praktike dhe të personalizuara, të ndërtuara për të rritur performancën dhe përshtatjen me sfidat e tregut modern
Write your awesome label here.

Shkarko Aplikacionin

Studioni edhe përmes telefonit. Menaxhoni kurset tuaja  direkt nga paneli juaj i kontrollit, duke studiuar në mënyrë fleksibile kudo që ndodheni. Qëndroni të përditësuar me risitë më të fundit nga DTI.
Write your awesome label here.

Pyetje të Shpeshta (FAQ)

Si mund të regjistrohem në një kurs ?

Mund të regjistroheni lehtësisht duke krijuar një llogari dhe duke ndjekur udhëzimet në panelin e platformës. Për më tepër informacion kontaktoni agjentin tonë virtual, numrin tonë të telefonit  0698822288 ose ne rrjetet tona sociale.

A ofrohen edhe kurse falas apo gjithçka është me pagesë?

Po, platforma ofron një sërë kursesh falas që përfshijnë tema si IT Basics, Software Developer Basics, Intro to Graphic Design dhe Data Analytics for Beginners. Janë gjithashtu të disponueshme kurse të përshtatura për fëmijë, që i prezantojnë me bazat e IT-së dhe kodimit në mënyrë të thjeshtë dhe argëtuese. Përveç këtyre, çdo akademi përfshin një modul hyrës falas për secilin nga temat që mbulon, duke ju dhënë një pamje të qartë të asaj që do të mësoni gjatë programit të plotë.

Kursi zhvillohet live me profesorin apo seancat janë të regjistruara ?

Nëse zgjidhni të blini njërën nga akademitë tona, do të keni akses në 5 seanca mësimore live në javë me profesoret tanë. Përveç kësaj, përfitoni gjithashtu akses të plotë në të gjitha seancat e regjistruara, projektet praktike, dhe materialet shtesë mësimore, për një përvojë të plotë dhe fleksibile të të mësuarit.

A operoni vetëm online apo edhe fizikisht?

Patjetër që organizojmës aktivitete fizike të shumta si workshop-e , masterclass apo evente të veçanta, varësisht nga programi dhe vendndodhja e pjesëmarrësve. Ndërkohë i gjithë programi mësimor, zhvillohet 100% online, duke ofruar fleksibilitet maksimal për ndjekjen e kurseve nga kudo fale platformes All-in-One që kemi ndërtuar.

Sa kohë zgjasin kurset dhe si janë të strukturuara ?

Çdo akademi ndjek një strukturë 6-mujore të mirëorganizuar:
– 3 muaj  mësim intensiv me 5 seanca live në javë me profesorin,
– 3 muaj të tjerë  projekte praktike, ku zbatoni njohuritë e fituara në situata reale.

Në përfundim të programit, çertifikoheni zyrtarisht, ndërsa mbeteni aktivë përgjithmonë në platformë, duke përfituar akses të vazhdueshëm në seanca, materiale, projekte dhe çdo facilitet të ri që ajo ofron

A janë të përshtatshëm kurset edhe për fillestarë?

Po, shumë prej kurseve tona janë krijuar enkas për fillestarë dhe nuk kërkojnë njohuri teknike paraprake. Çdo program përfshin udhëzime hap pas hapi, shembuj praktikë dhe leksione live.
Për të kuptuar më mirë përmbajtjen dhe nivelin e secilit kurs, mund të shikoni videot hyrëse dhe përshkrimet e detajuara.
Në çdo rast, ju rekomandojmë të lini një takim me një nga konsulentët tanë që t’ju ndihmojë të zgjidhni programin më të përshtatshëm për ju.

A ofrohet një certifikatë në përfundim  dhe a është e  njohur ?

Po, për të gjithë ata që ndjekin një cikël të plotë studimor në një nga akademitë tona, lëshohet një certifikatë e njohur dhe e akredituar nga institucionet shtetërore.
Përveç kësaj, gjatë kursit përfitohen edhe kredite dixhitale në formë badges, të cilat mund t’i publikoni në rrjetet tuaja sociale për të pasuruar dhe forcuar profilin tuaj profesional.

A ofroni mundësi punësimi pas përfundimit të kursit ?

Po, ofrojmë mundësi punësimi falë një rrjeti me mbi 150 kompani partnere në gjithë Europën, që ofrojnë praktika, internship-e dhe pozicione pune.

Studentët përgatiten për tregun e punës përmes sesioneve për CV, intervista dhe profil profesional, si dhe marrin pjesë në evente, hackathon-e dhe takime me rekrutues, duke rritur ndjeshëm shanset për punësim të suksesshëm.

Gati për të filluar?

Vendosni email-in tuaj për të aksesuar platformën. Ekipi ynë do t’ju kontaktojë për një proces onboarding të personalizuar.
Thank you!
Created with